Keshilli i Sigurimit, sot raporti per Kosoven

23/03/2009 09:20

Keshilli i Sigurimit i OKB-se do te diskutoje sot raportin e Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon per Kosoven.

Ne kete raport, qe perfshin periudhen prej muajit nentor te vitit te kaluar deri ne fillim te ketij muaji, Ban thote se prania e misionit te OKB-se ne Kosove po shihet nga shqiptaret si pengese per funksionimin e shtetit, ndersa Rezoluten 1244 e konsiderojne te parendesishme dhe jo obliguese. Me tej thuhet se procesi i rikonfigurimit te UNMIK-ut eshte intensifikuar dhe ai do te perfundoje ne muajin qershor.

Por raporti sqaron se OKB-ja do te ruaje nje prani te vogel ne terren, sidomos ne Mitrovice, me qellim qe te raportoje rreth ceshtjeve qe kane te bejne me pakicat. Ne raportin e tij qe i eshte dorezuar vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit thuhet se “institucionet serbe ne veri te Kosoves nuk jane te gatshme te bashkepunojne me EULEX-in per çeshtjen e doganave, ndersa lideret serbe vazhdojne te refuzojne bashkepunimin e me Zyren Civile Nderkombetare”.

Ne seancen e sotme ne Keshillin e Sigurimit, Kosoven do ta perfaqesoje Ministri i Jashtem, Skender Hyseni, ndersa Serbine presidenti, Boris Tadic. Ministri Hyseni ka thene se ne Nju Jork do te kerkoje perfundimin sa me te shpejte te misionit te OKB-se ne Kosove, me qellim qe t’i krijoje mundesi misionit evropian, EULEX, qe te jete plotesisht funksional.

Top Channel