Drejtori i Forumit per Marredhenie Etnike ne Beograd Dushan Janjic, thote se prania e ministrit te Jashtem kosovar ne Keshillin e Sigurimit eshte nje tregues se ceshtja e statusit eshte zgjidhur me nje hap te ri.

Ai ka komentuar pjesemarrjen e Hysenit ne seancen e sotme ne OKB. “Prania e ministrit te Jashtem te Kosoves ne thelb do te thote se Keshilli i Sigurimit, me gjithe faktin se Rusia po e bllokon njohjen e Kosoves, ka filluar te degjoje edhe palen kosovare ne dialogun e barabarte me Beogradin”, tha Janjic per BBC.

Sipas tij, rikonfigurimi i UNMIK-ut eshte nje emertim teknik per terheqjen graduale te ketij misioni nga Kosova. Janjic mendon se UNMIK-u do te reduktohet dhe do te mbetet ne Kosove derisa te zgjidhet ceshtja e bashkepunimit rajonal. Serbia bojkoton te gjitha tubimet ku Kosova nuk merr pjese nen patranazhin e UNMIK-ut.

Top Channel