Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni do te kerkoje qe te ushtrohet presion mbi Serbine, per te nderprese mbeshtetjen e saj per strukturat paralele dhe kriminale ne veri te Kosoves. 

Kerkesa do te paraqitet ne seancen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne Nju Jork, ku do te jete i pranishem edhe ai. Sipas Hysenit, perpjekjet e Serbise per ta destabilizuar veriun e Kosoves jane te papranueshme dhe nuk duhet te tolerohen me.

Shefi i diplomacise kosovare ka theksuar se ne Nju Jork do te kerkoje edhe perfundimin sa me te shpejte te misionit te OKB-se ne Kosove, me qellim qe misioni evropian, EULEX, te jete plotesisht funksional.
Hyseni dha nje interviste per BBC-ne.

 

 

Top Channel