Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj kerkon afrimin e Kosoves drejt NATO-s.

Ne nje leter falenderimi derguar sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, me rastin e 10 vjetorit te fillimit te bombardimeve ne ish-Jugosllavi, ish-komandanti i UCK-se, theksoi se kosovaret duhet te kontribuojne me shume per sigurine e shtetit te ri.

“Ne kontribuojme pjesshem permes mekanizmave mbrojtes dhe te rendit, Forces se Sigurise se Kosoves dhe policise. Ajo qe synojme, eshte qe kontributi yne te rritet. Ne perputhje me rritjen e kontributit tone te brendshem, ne synojme po ashtu kontribut te jashtem te sigurise, si dhe aftesimin tone per anetaresim ne NATO”, ka thene Haradinaj.

Persa i perket ceshtjes se sigurise ne veriun e Kosoves, Haradinaj tha se NATO vazhdon te kryeje funksionin e vet edhe ne ate pjese, por mungon kontributi i qytetareve serbe. Ai tha se aleanca do te vazhdoje te qendroje ne Kosove, jo vetem per te ruajtur sigurine, por edhe sepse Kosova synon te behet pjese e NATO-s.

 

 

Top Channel