Fondet, partite ne pritje te vendimit te KQZ

23/03/2009 08:30

Partite politike qe kane te drejte te marrin fonde publike nga buxheti i shtetit jane ne pritje te vendimit te KQZ-se dhe Ministrise se Financave.

Ky eshte institucioni qe akordon fondin dhe KQZ, ne baze te numrit te mandateve qe ka secila parti ne Parlament, llogarit shumen qe i takon. Fondi publik qe perfitojne partite politike eshte ze me vete dhe jo pjese e buxhetit te KQZ-se. Institucioni i menaxhimit te proceseve elektorale ka parashikuar qe shumen e buxhetit ta shperndaje ne elemente te tjera per te pergatitur
infrastrukturen zgjedhore.

Fillimisht, KQZ-se iu akordua nje shume prej 600 milione lekesh te reja nga ana e qeverise, por pak dite me pare, ky institucion kerkoi edhe 114 milione leke te tjera. E gjithe kjo shume pritet te shpenzohet per monitorimin e procesit te numerimit te votive permes kamerave ne secilen prej 66 Komisioneve Zonale Zgjedhore.

Top Channel