Berisha i kerkon ndihme Kroacise

23/03/2009 21:35

Revista prestigjoze kroate “Globus”, ne nje nga shkrimet e saj te fundit zbulon qellimin e vizites se kryeministrit shqiptar Sali Berisha ne Zagreb gjate muajit shkurt.

Revista thote se kryeministri shqiptar i ka propozuar kryeministrit kroat Sanader, ndertimin e perbashket te centralit nuklear ne rrjedhen e lumit Buna, ne rrethinen e Shkodres.

Revista thote se Berisha i ka ofruar kroateve territorin dhe kerkoi prej tyre ekspertet te cilet ne fund te vieteve 70 kane ndertuar ne Kroaci centralin atomik ne Krshko.

Ish-kryeministri kroat dhe eksperti i centraleve nukleare, Hrvoje Sharinic, duke komentuar kete propozim thote se eshte mire qe Kroacia te kete sa me shume energji elektrike, e cila prodhohet sa me larg vendit dhe per kete sipas tij, nisma shqiptare eshte e mire.

Ish-kryeministri kroat shprehet i habitur nga Shqiperia, e cila pas bisedimeve te deshtuara me Italine i eshte drejtuar pikerisht Kroacise, por kjo deshmon se ndertimi i centraleve atomike varet nga faktori politik.

Revista konfirmon se zevendeskryeministri kroat pergjegjes per ekonomine, Damir Polancec, ne fund te muajit mars do te vizitoje zyrtarisht Shqiperine, ku do ridiskutoje per propozimin shqiptar.

Megjithate, per momentin realizimi i ketij projekti duket i veshtire pasi Mali i Zi dhe Bosnja ende nuk kane lejen per kalimin e linjes se transmetimit te energjise neper territoret e tyre.

Sipas revistes, ideja ka hasur edhe ne kontestimin e Greqise dhe Iranit, duke thene se nese Perendimi i lejon Shqiperise ndertimin e centraleve berthamore, atehere kjo do te ishte nje politike e vleresimeve te dyfishta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA