Berberi: Ceshtja e pronave, faji i politikes
23/03/2009 22:10
Specialistja e ceshtjes se pronave, Adriana Berberi ka deklaruar se mos zgjidhja e ceshtjes se pronave ne Shqiperi ka ardhur si pasoje e mungeses se vullnetit politik.
“Dy jane faktoret e zhvillimit, faktori politik dhe ai ligjor. Politika shqiptare qe nga 91-shi e 92-shi nuk percaktoi qarte nje konsensus politik per procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave”, ka pohuar Berberi ne emisionin “Shqip” ne TCH.
Sipas saj, procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave ka ngecur nga praktikat korruptive te politikes.
“Ky proces nuk vjen nga mungesa e dijes, por ndaj mendimin se sa here qe shikon raste te caktuara, politika ngre nje mekanizem per te krijuar korrupsionin dhe abuzimin”, ka shtuar Berberi.
Top Channel