Eshte mbyllur pa incidente procesi i votimit ne Tetove, ku sipas burimeve jozyrtare kane votuar mbi 50 perqind e popullsise.

Ka qene nje dite pa tension, nderkohe qe parashikimet per fituesit jane thuajse te pamundura, pasi nuk ka asnje exit poll apo sondazh ne media te ndryshme.

Votimi ka shkuar normalisht ne 92 qendra votimi, dhe vetem dy prej tyre nuk jane hapur.

Nuk ka ende te dhena zyrtare mbi nivelin e pjesemarrjes se shqiptareve ne votime, jo vetem ne Tetove, po as ne zonat e tjera ku jeton ky komunitet.

Pritet qe ne 103 qendrat e votimit ne rang vendi, procesi te caktohet per nje tjeter dite.

Nderkohe qe ka shume gjasa per raund te dyte dhe sipas te dhenave, votimet mund te zhvillohen me 5 prill.

Top Channel