
Vizita e Papa Bendiktit XVI ne Angola ka shkaktuar nje tragjedi ne vendin afrikan.
Sipas te dhenave te fundit, ne hyrjen e stadiumit ne Luanda ku Ati i Shenjte do te mbante nje fjalim, shume njerez kane nxituar te hyjne ne te njejten kohe, duke shkaktuar vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 40 te tjereve. Lajmin ua kane bere te ditur autoritetet angoliane perfaqesuesve te Selise se Shenjte. “Dy vajza nga 20 vjec secila kane humbur jeten”, eshte shprehur zedhenesi i Vatikanit, Federiko Lombardi.
Nderkohe, dje ne mbremje Papa shprehu dhimbjen per humbjen e dy vajzave te reja. Sot, Benedikti XVI do celebroje nje meshe ne qytezen Cimangola ku pritet te marrin pjese qindra-mijera persona, ndersa gjate oreve te pasdites ai do takohet me perfaqesueset e shoqates se femrave afrikane, “Mamas”.
Top Channel