
Kryeministri Berisha ka dale ne nje konference per shtyp ku po paraqet disa ceshtje te ndjeshme per qeverine dhe vendin, ne nje dite qe eshte historike si per PD-ne ashtu edhe per vendin.
17 vjet me pare, ne 22 mars te vitit 1992, edhe atehere e diel, per here te pare, nje parti jo komuniste, mori pushtetin ne Shqiperi.
Berisha ka permendur disa prej atyre, qe ai i quajti arritje qe ka bere Shqiperia, qe lindi ne 22 mars.
“Ne mbetemi krenare per Shqiperine e 22 marsit. Ajo eshte vepra me e madhe, arritja me e madhe e trashegimise sone historike”, u shpreh Berisha.
Kryeministri permendi edhe skemat piramidale, qe zhyten vendin ne varferi dhe shkaterruan sistemin demokrat.
“Me kete ngjarje, qe erdhi nga padituria, ne dolem ne opozite dhe jetuam ne Shqiperine ne terririn me te eger dhe mbrojtem vlerat e lirise”, u shpreh Berisha. (Vijon)
Top Channel