Policia greke sekuestroi nje sasi te madhe lendesh narkotike dhe disa arme. Lajmi behet publik prej burimeve policore vendase.

Sipas drejtorise se policise se Janines, nje automjet i policise lokale po patrullonte ne vendin e quajtur Burizan, ne zonen kufitare midis Shqiperise dhe Greqise ne Konice, ne kohen qe nje automjet privat me targa greke kishte ndaluar buze rruges dhe po ngarkonte disa canta. Policia u afrua per te hetuar, por drejtuesi i makines se markes Toyota, mundi te largohet me shpejtesi, pa mundur te bjere ne duar te agjenteve.

Prej kontrollit ne vendngjarje, policia gjeti 108 kilograme kanabis te paketuar me qese plasmasi 1 kilogrameshe, kater kallashnikove me fishek ne goje, te gatshem per perdorim, 150 fisheke, nje pushke automatike dhe 20 fisheke te saj. Policia ka filluar nje operacion per gjetjen e personave, qe do te transportonin drogen dhe armet ne brendesi te territorit grek.

Sasia e droges se sekuestruar u dergua ne drejtorine e policise se Janines, ndersa armet e sekuestruara u derguan ne laboratorin e kriminalistikes ne Athine per ekzaminim balistik dhe shenja gishtash te personave, qe i kane mbajtur ne dore.

Top Channel