Pheniani pranon arrestimin e gazetareve amerikane
21/03/2009 09:10
Koreja e Veriut ka konfirmuar arrestimin e dy gazetareve amerikane. Qeveria e Phenianit ka shpjeguar se reporteret kishin hyre ilegalisht ne territorin koreano-verior permes kufirit me Kinen.
Behet fjale per dy gazetare te Current tv, televizioni i krijuar nga ish-zv/presidenti Al Gore. Autoritetet vendase njoftuan se organet kompetente kane nisur hetimet per kete rast, ndersa SHBA ka shprehur shqetesim per fatin e dy grave.
Nderkaq, ne nje tjeter zhvillim Koreja e Veriut njoftoi se do rihape nje pike kufitare qe lidh jugun me nje zone te perbashket industriale brenda territorit te saj.
Top Channel