Pajaziti: Strukturat paralele, hapesira te ngushta

21/03/2009 15:25

Ministri i Brendshem kosovar, Zenun Pajaziti ka deklaruar se strukturave paralele serbe ne Kosove po u ngushtohet hapesira e veprimit, pasi sipas tij komuniteti serb ka filluar te pranoje realitetin e ri.

Sipas Pajazitit, banore te komunitetit serb kane filluar te kerkojne dokumenta qe mbajne logon e Republikes se Kosoves dhe te komunikojne me institucionet kosovare.

“Kemi rritje te interesimit te banoreve te komunitetit serb, qe gjithnje e me shume po kerkojne sherbimet e institucioneve te Kosoves”, ka pohuar Pajaziti.

Ministri ka shtuar me tej se nga ana tjeter jane edhe shteti ligjor kosovar qe po forcohet dhe Kushtetuta qe ka filluar te zbatohet edhe ne veri.

Maqedoni, rriten ndjeshem masat e sigurise

8500 police do ruajne procesin zgjedhor

Autoritetet maqedonase kane rritur ndjeshem masat e sigurise ne kuader te zgjedhjeve presidenciale dhe lokale, qe do te mbahen neser.

Sic raporton agjencia franceze e lajmeve “AFP”, rreth 8500 police do te angazhohen per ruajtjen e rendit. Atyre u jane paraqitur me shkrim udhezimet per te vepruar.

Zgjedhjet konsiderohen si teper te rendesishme per te ardhmen evropiane te Maqedonise, per kete arsye mbi 500 vezhgues nderkombetare dhe rreth 7 mije lokale do te mikeqyrin procesin.

Top Channel