Moti i keq ka detyruar dy avione te kryejne ulje te detyruar ne aeroportin e Selanikut.

Sipas burimeve lokale, nje avion i British Airways qe udhetonte nga Londra me destinacion Prishtinen, u detyrua te ulet ne piste, per shkak te motit te keq qe kishte perfshire Kosoven. Kompania britanike e fluturimeve njoftoi se njembedhjete prej udhetareve vazhduan udhetimin e tyre drejt Prishtines me autobuset e vene ne dispozicion prej saj, ndersa pjesa tjeter e udhetareve u kthyen me te njejtin avion ne Londer, prej nga ku do fluturojne serish drejt Prishtines gjate dites se sotme.

Fluturimi i dyte ishte i Austrian Ailines qe ishte nisur nga Viena me destinacion Shkupin. Ai u detyrua te ulet po ne aeroportin e Selanikut, per te njejtat shkaqe. Edhe ne kete rast, udhetaret zgjodhen te udhetonin me autobuse drejt destinacionit te tyre.

Sipas kulles se kontrollit te trafikut ajror ne aeroportin “Maqedonia”, jane marre te gjtha masat per te pritur edhe raste te tjera fluturimesh, qe nuk mund te ulen ne vendet e rajonit.

Top Channel