Meta: Koalicion paszgjedhor me PS-ne

21/03/2009 11:05

Levizja Socialiste per Integrim nenshkroi nje marreveshje me PLDLNJ-ne e Ligoraq Karamelos per te dale se bashku ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Pas firmosjes se bashkepunimit, lideri i LSI-se, Ilir Meta, iu pergjigj edhe deklaratave te kryeministrit Berisha per koalicionet paszgjedhore. “Koalicioni yne synon te fitoje zgjedhjet e Qershorit dhe koalicionin paszgjedhor do ta bejme me Partine Socialiste”, tha Meta.

Ai deklaroi se nga socialistet nuk e ndante as Berisha dhe as ata qe besojne intrigat e tij. Pak dite me pare Levizja Socialiste per Integrim, nenshkroi marreveshje bashkepunimi per te dale ne nje koalicion me Partine e Gjelber Shqiptare dhe PSV’91, te krijuar nga ish-socialisti Petro Koci.

Top Channel