Qe prej mesnates ne Maqedoni ka nisur heshtja zgjedhore. Zgjedhjet presidenciale dhe lokale mbahen neser dhe do te vezhgohen nga misioni i ODIHR-it, nga diplomate te akredituar ne Shkup, si dhe nga nje numer i madh vezhguesish vendas.

Per postin e presidentit garojne shtate kandidate, mes tyre dhe tre shqiptare, ndersa per prefekte te 84 komunave garojne shtateqind kandidate.

Mbi 1 milion e 700 mije qytetare, shqiptare e maqedonas, me te drejte vote do te shprehin vullnetin e tyre per te zgjedhur presidentin e ri te vendit dhe kreret lokale. Ne garen per president gjenden shtate kandidate, kater maqedonas dhe tre shqiptare.

E vetmja grua qe kandidon per kete post eshte ajo e PDSH-se, Mirushe Hoxha.

Top Channel