Maqedoni, rruget e bllokuara nga reshjet e bores

21/03/2009 19:30

Ne Maqedoni reshjet e dendura te debores kane krijuar probleme ne qarkullimin e mjeteve ne te gjitha rruget kryesore ne vend.

Sipas informacioneve te fundit, mes akseve te bllokuara nga reshjet qe zgjasin prej dy ditesh eshte edhe ai qe lidh Maqedonine jugore me ate perendimore.

Gjithashtu, per shkak te kushteve te renda atmosferike nje autobuz ka dale nga rruga ne aksin Manastir-Struge, duke plagosur te gjithe pasagjeret.

Nderkohe, trashesia me e madhe e debores eshte regjistruar ne Kodren e Diellit, ku arriti 130 centimetra.

Top Channel