Maqedoni, rriten ndjeshem masat e sigurise

21/03/2009 15:05

Autoritetet maqedonase kane rritur ndjeshem masat e sigurise ne kuader te zgjedhjeve presidenciale dhe lokale, qe do te mbahen neser.

Sic raporton agjencia franceze e lajmeve “AFP”, rreth 8500 police do te angazhohen per ruajtjen e rendit. Atyre u jane paraqitur me shkrim udhezimet per te vepruar.

Zgjedhjet konsiderohen si teper te rendesishme per te ardhmen evropiane te Maqedonise, per kete arsye mbi 500 vezhgues nderkombetare dhe rreth 7 mije lokale do te mikeqyrin procesin.

Top Channel