Kosove, debora bllokon pikat kufitare

21/03/2009 21:20

Reshjet e vazhdueshme te bores kane shkaktuar bllokimin e dy pikave kufitare qe lidhin Kosoven me shtetet fqinje.

Behet fjale per vendkalimin kufitar Glloboqice, qe lidh Kosoven me Maqedonine dhe per vendkalimin kufitar Kulla, qe lidh vendin me Malin e Zi.

Sipas zedheneses se Policise se Kosoves, Sabrije Kamberi, keto dy vendkalime jane bllokuar vetem per automjete te renda.

Nderkaq, rruga qe te con ne Rugove eshte bllokuar per te gjitha automjetet. Nga ana tjeter, ngricat dhe debora e dy diteve te fundit kane shtuar edhe numrin e aksidenteve automobilistike.

Sipas raportit policor, per 24 oret e fundit ne Kosove jane shenuar 13 aksidente me lendime, disa prej tyre me lendime te renda trupore dhe 50 aksidente me vetem deme materiale.

Nderkaq, ne mengjesin e sotem jane shenuar edhe 12 akisdente te tjera, kryesisht me lendime te lehta trupore dhe deme materiale.

Me kete rast Policia e Kosoves u ben thirrje qytetareve t’i rikthejne pajisjet dimerore ne automjetet e tyre, ne menyre qe t’u pershtaten kushteve atmosferike pasi moti i tille do te mbreterorje edhe ditet ne vijim.

Moti i keq dhe reshjet e bores, pikerisht ne diten e pranveres, kane anuluar shenimin e kesaj dite.

Kryetari i Komunes se Prishtines Isa Mustafa, i cili kishte paralajmeruar edhe inaugurimin e nje hapesire te gjelbert ne kryeqytet, informoi qytetaret se ky aktivitet do te realizohet posa te ngriten temperaturat.

Top Channel