Kosova, Spanja: Me Uashingtonin jemi sqaruar

21/03/2009 19:15

Qeveria e Spanjes ka njoftuar sot se i ka sqaruar mosmarreveshjet me Uashingtonin lidhur me terheqjen e trupave spanjolle nga Kosova.

“Kur eshte shpjeguar se terheqja do te behet ne menyre plotesisht te koordinuar, reagimi nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatet tane ishte kuptimplote”, ka deklaruar Bernardino Leon, keshilltar i kryeministrit spanjoll Jose Rodriguez Zapatero.

“Kjo stuhi e vogel tashme ka kaluar”, ka theksuar Leon, i cili diten e djeshme ka zhvilluar takime me keshilltarin per sigurine kombetare, James Jones.

Top Channel