
PS eshte fokusuar ne deklaratat politike tek procesi i pajisjes se shtetasve me leternjoftime. Opozita eshte fokusuar tek prioriteti qe duhet te kene sipas saj shtetasit pa pasaporte.
Deputeti socialist Kastriot Islami tha se qeveria po tregohet e paafte dhe me mungese vullneti.
Ai tha se perkundrejt shifres 730 mije qe ka paraqitur qeveria per shtetasit pa pasaporte, rezultojne sipas vezhgimeve te opozites rreth 1 milion dhe se deri tani nga keta shtetas kane aplikuar 120 mije votues.
Por deputeti Islami forcoi akuzat e disa diteve me pare te kryetarit Rama, ne lidhje me blerjen e votes.
“Nuk eshte me sekret se biznese prane peverise, qe po marrin tenderat nga qeveria, kane filluar te paguajne kartat per militantet e PD. Kjo menyre selektive ka frenuar procesin dhe po rrezikon ta beje ate nje proces korruptiv”, ka deklaruar Islami.
Por i menjehershem ka qene reagimi i Ministrise se Brendshme, qe ka hedhur poshte keto deklarata. “Jane deklarata qe synojne frenimin e ketij procesi, qe po funksionin ne menyre te shkelqyer. Numri i aplikanteve ka ardhur ne rritje dhe po behen 13 mije aplikime ne dite”, ka saktesuar zedhenesi i MPB, Fatmir Konja.
Top Channel