Ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni niset sot ne Nju Jork, ku do te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit. Ministri ka thene se do te kerkoje nga KS te mbylle mandatin e UNMIK-ut ne Kosove.

Qeveria e Kosoves eshte e pergatitur per mbledhjen e Keshillit te Sigurimit diten e hene dhe ne raportin e saj perfshihen hollesite per progresin e arritur ne Kosove. Net e do te prezantohen tri raporte: raporti i UNMIK-ut, raporti i Qeverise se Kosoves dhe raporti i EULEX-it, qe eshte vendosur si aneks i raportit te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se.

UNMIK-u nuk ka publikuar asgje nga permbajtja e raportit, te cilin do ta paraqese Lamberto Zannier. Nderkaq, zyrtare te qeverise dhe te misionin EULEX kane thene se raportet e tyre permbajne progresin e shenuar ne tremujorin e fundit.

Top Channel