Kryeministri hungarez Ferenc Gyurcsany deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti dhe shkak per kete eshte bere kriza e thelle financiare ne vend.

Kreu i socialistëve që drejtojnë Hungarinë, e argumentoi vendimin me bindjet e tij se qëndrimi në këtë post bllokon rrugen e reformave te reja ekonomiko-sociale, të domosdoshme për vendin.

Të hënën sipas mediave te huaja, ai do të japë dorëheqjen në mënyrë zyrtare përpara parlamentit hungarez. Hungaria eshte nje prej vendeve te Europes Lindore qe u prek me shume nga kriza ekonomike globale.

Gyurcsány është kryeministër i vendit qysh prej vitit 2004. Ky eshte mandati i dyte i tij ne kete post.

Top Channel