Edhe Greqia eshte perfshire nga nje vale e motit te keq, karakteristikat kryesore te te cilit jane reshjet e bores dhe temperaturat e ulta ne veri dhe veriperendim te saj, si dhe shirat dhe ererat e fuqishme ne pjesen jugore te vendit.

Bora e dendur ka mbuluar zonat e vendit prej Thesalise deri ne kufijte me Shqiperine dhe me pas ne gjithe zonat me lartesi mbi 600 metra deri ne kufijte me Turqine.

Ne gjithe Greqine veriore qarkullimi i automjeteve kryhet me zinxhire ne akset kryesore, te cilat qendrojne te hapura pas mobilizimit te organve komunale vendore.

Sidomos ne zonat e Follorines, te Kosturit dhe te Kozanit, pikerisht pra akset rrugore qe lidhen me doganen e Kapshtices keshillohen drejtuesit e automjeteve qe te jene te pajisur me zinxhire.

Dje autoritetet greke nuk kane lejuar autobuzin e linjes Athine-Tirane te kaloje nga territori grek drejt atij shqiptar, duke mos dhene madje asnje shpjegim per kete veprim dhe duke shkaktuar indinjim tek pasagjeret shqiptare.

Per asrye te ererave te fuqishme me fuqi prej 8 deri 9 balle, qe mbizoterojne ne shume zona detare te vendit, autoritetet greke kane dhene urdher per ndalimin e lundrimeve ne shumicen e porteve detare.

Moti i keq ne rajon ka detyruar dy avione ne shtetet fqinje te anulojne destinacionin dhe te ulen detyrimisht ne Selanik. Sinoptikanet greke parashikojne se edhe dita e neserme do te jete e ftohte dhe me temperatura te uleta.  

Top Channel