Duma ruse: Te rifillojne negociatat per statusin

21/03/2009 16:00

Deputetet e Dumes ruse i kane kerkuar presidentit Medvedev dhe kryeministrit Putin qe te ndikojne ne menyre qe mes Prishtines dhe Beogradit te rifillojne negociatat per statusin e Kosoves.

Permes nje deklarate per shtyp, deputetet jane shprehur se negociatat per statusin e Kosoves duhet te vazhdojne ne respektim te plote te Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe te rezolutes 1244.

“Cdo veprim qe i shmanget OKB-se dhe qe shkel te drejten nderkombetare nuk i kontribuon zgjidhjes se konflikteve te komplikuara. Prandaj bisedimet duhet te vazhdojne deri ne gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme nga te dyja palet”, thuhet ne deklarate.

Top Channel