
Reshjet e dendura te debores do te vazhdojne deri mesditen e se dieles.
Sipas sherbimit meteorologjik ushtarak, parashikohet se ne zonat verilindore reshjet e debores do te vazhdojne gjate gjithe nates se sotme, duke bere qe shume akse nacionale, por edhe dhjetra komuna te mbeten te bllokuara.
Nderkohe, ne qarkun e Kukesit, ne aksin rrugor Kukes-Bushtrise, pikerisht ne Qafe Shllak, tre autobuze te linjes Tirane-Prishtine kane mbetur te bllokuar nga Debora per disa ore.
Probleme te medha ka patur edhe ne qarkullimin e automjeteve ne akset Krume-Gjakove, Kukes-Krume dhe Kukes-Qafe Shllak.
E veshtire ishte situata edhe ne Qafe Krrabe, ku ne kilometrin e 29 ne Gracen, automjetet qe nisen nga Elbasani nuk mund te kalonin per ne Tirane deri ne oren 19 te se shtunes.
Disa komuna te Elbasanit, si Gracen, Labinot dhe Funar nuk furnizohen me energji elektrike. Probleme ka patur edhe ne Bulqize, ku edhe ketu mungon furnizimi me energji pasi kushtet e veshtira atmosferike kane shkaktuar defekte te ndryshme.
Nga korrespondentit tone ne Bulqize, mesohet se strukturat e pushtetit vendor kane qene indiferente per marrjen e masave urgjente per zhbllokimin e rrugeve.
Ne Gjirokaster, komuna e Zagorise eshte e bllokuar nga debora dhe kalimi i automjeteve ne Qafen e Muzines mund te behet vetem me zinxhire.
Sipas korresponedentes tone atje, ne aksin rrugor Tepelene-Ballsh, prane Memaliajt, ka patur rreshqitje te dheut duke bere qe makinat te qarkullojne vetem me nje kalim. Probleme te medha ka edhe ne Qafe Plloce ne qarkun e Korces, ku mbi 400 mjete jane bllokuar nga debora.
Top Channel