Karvani elektoral i Bashkimit Demokratik per Integrim, partise shqiptare ne qeverine e Maqedonise, ka ndaluar ne komunen Cair te Shkupit.

Kandidati presidencial i kesaj partie, Agron Buxhaku para te pranishmeve ne tubimin parazgjedhor tha se si president i ardhshem i Maqedonise do te angazhohej qe vendin ta conte ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.

“Me kete Maqedoni funksionare dhe multietnike kur te gjitha komunitetet e vogla po na bashkohen, BDI me platformen dhe programin tone, me kete vizion u garantoj se se shpejti do hyme ne NATO do hyme ne BE dhe do te rritet mireqenia per te gjithe qytetaret e Republikes se Maqedonise”, u shpreh Buxhaku.

Para qytetareve te Cairit foli edhe kryetari aktual i kesaj komune i cili eshte rikandiduar per kete post. Ismet Mexhiti para simpatizanteve te partise se tij tha se nese rizgjidhet do te realizoje shume projekte.

“Tani kur e kemi me te lehte, kur jemi dhe pjese e qeverise, kur te jemi ne qeverisjen e qytetit te Shkupit nuk do leme pllembe te Cairit pa investuar dhe pa prere bashke me ju shirita te rinj”, tha Mexhiti.

Nderkohe te enjten Sektori Civil Shqiptar ne Maqedoni ka apeluar per zgjedhje te lira dhe demokratike.

Top Channel