Solana: Mesazhi i Obames, konstruktiv
20/03/2009 14:00
“Shpresoj ne hapjen e nje kapitulli te ri ne marredheniet me Iranin”. Keshtu e ka komentuar perfaqesuesi i larte per politiken e jashtme dhe sigurine, Havier Solana, ftesen e presidentit Obama drejtuar Iranit.
“Besoj se eshte nje mesazh shume konstruktiv. Shpresoj qe Irani t’i kushtoje vemendje gjerave qe thote Obama”, ka thene Solana.
Sipas tij, komuniteti nderkombetar i ka bere nje oferte te mire Iranit, qe synon ndaljen e programit te pasurimit te uraniumit, pasi ai mund ta coje Iranin drejt prodhimit te bombes berthamore.
Top Channel