Qafa e Buallit, dhjetra persona te bllokuar

20/03/2009 23:10

Dhjetra persona kane disa ore qe jane te izoluar ne Qafen e Buallit, mes Bulqizes dhe Peshkopise, per shkak te reshjeve te debores.

Naim Selita, nje prej shtetasve te bllokuar eshte shprehur ne nje lidhje telefonike me Top Channel se ka qe prej ores 17 qe se bashku me persona te tjere gjendet ne meshire te fatit.

Sipas tij, nuk ka asnje shenje te nderhyrjes se shtetit.

“Jam ne Qafen e Buallit qe ne oren 17. Jemi me familje dhe rrezikojme te mbetemi ketu. Ka ardhur fadroma e Burrelit dhe nuk ka punuar fare”, eshte shprehur Selita.

“Ka nje karvan prej 50 furgonash qe jane ne pritje te kalojne”, theksoi ai.

Top Channel