Dita e fundit e fushates zgjedhore ne Maqedoni ka shenuar edhe perplasje te forta mes dy partive shqiptare, Partise Demokratike dhe Demokracia e Re.

PDSH ka zkuzuar kandidatin Imer Selmani se ka genjyer per shkollimin e tij. “Nga kandidati Imer Selmani kemi dy deklarata, e para se eshte diplomuar ne Shkup dhe tjetra se eshte diplomuar ne 2005-en ne Prishtine. Kerkojme nga ai qe te terhiqet nga gara per te ruajtur dinjitetin e shqiptareve”, ka deklaruar perfaqesuesi i PDSH, Adriatik Imeri.

Por DR ka reaguar menjehere duke i cilesuar si “shpifje” deklaratat e PDSH. “Ata dine vetem te shpifin, por pergjigjen ata do ta marrin diten e zgjedhjeve, kur zoti Selimani do te fitoje bindshem”, ka deklaruar zedhenesi i DR, Arjanit Hoxha.

Top Channel