Partia Socialiste ne Spanje, subjekti politik qe eshte ne pushtet, ka mbrojtur sot vendimin e qeverise per terheqjen e trupave nga Kosova.

Zedhenesi i kesaj partie, Jose Antonio Alonso ka deklaruar se qeveria e kishte planifikuar kete vendim qe kur Kosova shpalli pavaresine, me 17 shkurt te vitit 2008.

“Nuk eshte aspak normale qe ne te kemi nje prani ne nje hapesire ku po ndertohet nje shtet, te cilin ka vende qe nuk e njohin”, ka deklaruar zedhenesi.

Vendimi i Spanjes per terheqjen e trupave u publikua diten e djeshme dhe u kritikua ashper nga sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer.

Top Channel