Indi, perdhunoi te bijen per 9 vjet

20/03/2009 13:35

Perseritet historia e babait monster te Austrise, Jozef Fritzl. Nje biznesmen indian ka perdhunuar per nente vjet rresht te bijen, pasi kishte ndjekur keshillen e nje parashikuesi.

Ai i kishte thene 49-vjecarit se duhet te abuzonte me te bijen per te rinisur aktivitetin financiar, pasi kishte deshtuar ne tregti. Pas falimentimit burri kishte shkuar tek nje astrolog, qe e kishte keshilluar te kishte marredhenie seksuale me te bijen.

Megjithate, edhe pas abuzimeve situata nuk permiresohej dhe burri nga Mumbai tentoi te perdhunonte edhe vajzen me te vogel. Babai monster eshte arrestuar, pasi vajza, tani 21 vjec, e denoncoi. Ngjarja ka indinjuar shoqerine indiane.

I ndodhur ne gjendje te veshtire financiare Kishore Chauhan ne vitin 2001 kerkoi ndihmen e parashikuesit Hasmukh Rathod. Sipas policise, perdhunimi i se bijes kryhej edhe ne bashkepunim me te shoqen, ndersa vete profeti kryente disa rite. Pasi vuri re se gjendja mbetej njesoj, Rathod i tha se duhet te kishte marredhenie edhe me vajzen tjeter 15-vjecare, por motra e madhe beri denoncimin ne polici.

Top Channel