Dimri rikthehet me bore e stuhi

20/03/2009 22:40

Reshjet e dendura te debores ne menyre krejt te papritur kane shkaktuar probleme te shumta ne qarkullimin e automjeteve ne pjesen me te madhe te vendit.

Me e rende situata eshte paraqitur ne Qafen e Buallit, mes Bulqizes dhe Peshkopise, ku kane mbetur te bllokuar per shkak te debores rreth 60 furgona me pasagjere, pjesa me e madhe e te cileve gra dhe femije.

Edhe ne Fushe-Bulqize u bllokuan rreth 30 automjete dhe dy autobuse. Problematike ka qene situate edhe ne akset Bulqize – Burrel, Bulqize – Diber dhe Bulqize – Kraste, ku vetem brenda nje dite trashesia e debores kaloi nje meter.

Reshjet e bores jane shoqeruar me ere te forte dhe temperatura shume te ulta. Banoret tregojne se stuhi te tilla kane shume vite pa i pare.

Krejtesisht te izoluara mbeten edhe fshatrat e thella te zones se Korces, ndersa rruget nacionale jane te hapura dhe te kalueshme me zinxhire.

Situata eshte paraqitur e veshtire ne komunat Dardhe, Voskopoje, Moglice dhe Liqenas. Probleme ka patur edhe ne Qafen e Thanes qe kalohet vetem me zinxhire.

Ne te njejten situate per ore te tera ishin edhe rruget Tirane – Peshkopi, Tirane – Kukes dhe Gjirokaster-Tirane dhe Vlore-Sarande.

Ne Kukes jane bllokuar komunat Gryke – Caj, Kalis, Arren, Bushtrice, Ujnisht, Zapod, Shishtavec dhe Surroi. Qafa e Muzines dhe ajo e Llogarase u bllokuan nga bora per t’u rihapur per shkak te nisjes se reshjeve te shiut dhe shkrirjes se bores.

Rruga Korce-Kolonje u bllokua per disa ore deri ne nderhyrjen e borepastruesve. Rreshje te konsiderueshme ka patur edhe ne Gjirokaster dhe Tepelene dhe kane krijuar veshtiresi ne levizje.

Probleme ka edhe ne zonen e Permetit. Komuna Frasher u bllokua plotesisht nga trashesia e bores deri ne 80 centimetra.

Ne Kolonje ne disa zona nuk mund te kalohej per shkak te trashesise se bores krijon veshtiresi te medha ne rrugen Kolonje-Permet.

Gjate dites u bllokua per disa ore dhe me pas u be e kalueshme vetem me zinxhire edhe rruge Elbasan-Tirane, ne Qafen e Krrabes.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne portet e Durresit dhe te Vlores, forca e dallgeve eshte deri ne 8 balle duke penguar levizjen e anijeve te vogla.

Ndersa nga porti i Vlores tragetet e linjave kane nisur bosh, ndersa shume mjete kane dale ne rade.

Per shkak te shirave ka patur permbytje ne qytetin e Fierit hyrja eshte bllokuar teresisht nga sasia e madhe e ujit ne rruge.

Nderkohe dalja nga shtrati e lumit Gjanica ka permbytur tregun ambulant dhe disa shtepi ne lagje te ndryshme te ketij qyteti.

Top Channel