Trupat e KFOR, Scheffer kritika Spanjes

19/03/2009 19:10

Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer ka reaguar pas deklarates se Spanjes per terheqjen e trupave nga Kosova, duke dale kunder cdo zvogelimi te forcave ushtarake nderkombetare ne shtetin e ri.

“Cdo ndryshim domethenes ne numrin dhe strukturen e KFOR-it duhet te vije si rezultat i bisedimeve brenda Aleances, kur ka nje pajtim se kushtet politike dhe ato te sigurise jane permbushur. Por ky moment nuk ka ardhur ende”, ka deklaruar nje zedhenese e Scheffer.

Reagimi erdhi pasi ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Carme Chacon deklaroi se, ka ardhur koha qe trupat e Spanjes me mision ne Kosove te kthehen ne shtepi.

Top Channel