Serbia: Kroacia te terheqe padine per genocid

19/03/2009 15:45

Serbia do te kerkoje nga Kroacia te terheqe padine e derguar ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, ku Beogradi akuzohet per genocid gjate luftes se viteve ‘90.

Lajmin e ka bere te ditur kryeministri serb Mirko Cvetkovic, i cili ka theksuar se do ta trajtoje kete ceshtje edhe ne takimin me homologun e tij kroat, Ivo Sanader.

“Kjo eshte nje pengese e madhe per zhvillimin e marredhenieve te mira, ndaj do t’i kerkojme Kroacise te terheqe padine per genocid”, ka pohuar Cvetkovic.

Top Channel