Primakov: Veriu i Kosoves t’u jepet serbeve

19/03/2009 18:55

Ish-ministri i Jashtem rus, Yevgeny Primakov ka hedhur propozimin qe ceshtja mes Serbise dhe Kosoves te zgjidhet duke iu dhene serbeve pjesen veriore te shtetit te ri te Evropes.

Duke folur ne nje interviste per mediat serbe, Primakov ka deklaruar se eshte e pamundur qe statusi i Kosoves te rikthehet ne negociata dhe ka theksuar se tani eshte mire te shqyrtohen problemet qe mund te zgjidhen.

“Nuk besoj se ceshtja mund te kthehet ne negociata, ne gjendjen para se te shpallej pavaresia. Mendoj se tani duhet te zgjidhen ato probleme qe mund te zgjidhen dhe mendoj se nje prej tyre eshte dorezimi i pjeses veriore tek serbet”, ka pohuar Primakov.

Ai ka shtuar me tej se negociata per pavaresine nuk do te behen me, ne vecanti tani qe ate e kane njohur shumica e vendeve te BE dhe Mali i Zi e Maqedonia.

Top Channel