Pranga dy personave per spiunazh ne Kosove

19/03/2009 13:10

Dy persona jane arrestuar ne Gjermani me akuzen e spiunazhit ne Kosove.

Pas urdhrit te prokuroreve gjermane, ne pranga perfunduan shtetasi gjerman Anton Robert K., 42 vjec dhe shtetasi maqedonas, Murat. A, 28 vjec. Gjermani punonte ne misionin diplomatik ne Prishtine dhe i kalonte maqedonasit informacione te konsideruara sekrete nga qeveria. 28-vjecari kishte lidhje me organizata kriminale, thuhet ne nje deklarate te prokurorise.

Arrestimet u kryen ne fillim te muajit ne Shtutgart. Anton Robert K. rrezikon te denohet me 10 vjet burg me akuzen e tradhetise dhe nxjerrjes se sekteteve shteterore, ndersa Murat A. me 5 vjet burg per marrje te sekreteve.

Maqedonasi punonte si perkthyes i shtetasit gjerman ne vitet 2007-2008. 42-vjecari kishte nxjerre informacione delikate, te cilat ia kalonte maqedonasit, qe kishte lidhje me grupe kriminale ne Kosove e Maqedoni.

Top Channel