Maqedoni, te paret votojne emigrantet e te burgosurit

19/03/2009 17:05

Te drejten e votes ne zgjedhjet lokale dhe presidenciale ne Maqedoni, te caktuara me 22 mars, nje dite para te tjereve do te mund ta ushtrojne gjithesej 2.500 persona, kryesisht te shperngulur dhe te burgosur.

Sipas mediave maqedonase, me 21 mars mund te votojne 529 refugjate dhe 1.971 persona te cilet vuajne denim me burg ose paraburgim. Nga te shperngulurit, 310 persona do te kene te drejte vote ne Shkup, ndersa 219 te tjere ne Kumanove.

Nje dite para te tjereve te drejten e votes do te mund ta ushtrojne edhe personat e semure, nese do te paraqiten ne kohe ne komisionet komunale zgjedhore.

Qendrat e votimit do te jene te hapura nga ora 7:00 deri ne oren 19:00. Votat e ketyre kategorive do te numerohen me 22 mars ne komunat prej nga vijne.

Top Channel