Krasniqi: Serbia eksporton pasiguri ne Kosove

19/03/2009 15:05

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, i cili ndodhet ne Londer ne kuader te nje vizite zyrtare, ka akuzuar Beogradin se eksporton pasiguri ne Kosove.

“Beogradi eshte nje prej faktoreve kryesore qe eksporton pasiguri ne Kosove”, ka deklaruar Krasniqi ne nje interviste per BBC.

Me tej, duke komentuar viziten e shefit te misionit EULEX, Iv de Kermabo ne Beograd, kryeparlamentari ka theksuar se, kjo eshte nje perpjekje e mire per te vendosur kontakte me Serbine.

Top Channel