Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski e ka konsideruar si te paprecedent menyren se si Athina po sillet me Shkupin ne lidhje me ceshtjen e emrit.

Megjithate ai ka hedhur akuza edhe per kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski ne lidhje me negociatat per kete ceshtje me Greqine.

“Greqia jashte cdo norme nderkombetare synon qe nje vend demokratik te ndryshoje emrin. Ky eshte nje rast i paprecedent. Madje nuk kerkon te imponoje kompromisin, por diktatin e saj. Kjo nuk eshte e ndershme, por ne marredheniet nderkombetare jo gjithmone perdoret principi i ndershmerise”, tha Cervenkovski.

“Kryeministri Gruevski nuk iu perkushtua negociatave, per gjetjen e nje zgjidhjeje. Ne injoruam mundesine qe na dha administrata amerikane e Bushit per arritjen e kompromisit. Politika e qeverise ‘Gruevski’ nuk ishte koherente, qendrimit agresiv te Greqise nuk duhet t’i kthehemi me nje qendrim agresiv. Ceshtja mund te zgjidhet me ane te nje kompromisi. Ceshtja kyce per ne eshte gjetja e nje zgjidhjeje qe te ruajne gjuhen dhe vlerat kombetare te Maqedonise. Nese kjo konsiderohet si zgjidhje, atehere mund te diskutohet per gjetjen e nje termi tjeter”, theksoi presidenti.

Top Channel