Ne intervisten dhene per “Top Story” Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski ka folur per vendimin e tij ne lidhje me moskandidimin per nje mandat te dyte presidencial.

“Kam vendosur te mos kandidoj per te here te dyte si president pasi dua te kthehem ne partine time LSDM. Pushteti kushtetues ne Maqedoni eshte ne duart e shumices parlamentare dhe presidenti ka pushtet te kufizuar e nuk mund te ndikoje ne politiken e brendshme dhe te jashtme. Kjo politike ne nje periudhe te afert do shkaktoje deme per shtetin ne pergjithesi. Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, politika e partise duhet te jete dominuese per te fituar”, deklaroi kreu i shtetit maqedonas.

Ne vijim, ai kundershtoi politiken e qeverise aktuale te Shkupit. “Me kete politike te qeverise aktuale nje numer i madh i qytetareve nuk e mbeshtesin dhe ketu bejne pjese edhe shqiptaret e Maqedonise qe nuk jane te kenaqur me drejtimin qe po merr vendi. Besoj se edhe shqiptaret ne zgjedhjet e ardhshme do kerkojne te shkojne drejt ndryshimit te shumices parlamentare dhe vendosja e politikes se re”, nenvizoi Cervenkovski.

Sipas presidentit maqedonas, trazirat e viteve 96-97 ne Gostivar nuk u nxiten nga qeveria pasi ne ate kohe u zbatua nje vendim i gjykates per te hequr flamujt shqiptare. “Me vjen keq cfare ndodhi ne Gostivar por dua te theksoj se une dhe partia firmosem marreveshjen e Ohrit. Ndjenja e barazise ne mase te madhe eshte rritur. Marreveshja e Ohrit eshte e implementuar kur flasim per standartet demokratike dhe etnike”, u shpreh Cervenkovski, i cili kundershtoi gjithashtu rastin e ndarjes se nxenesve me baze etnike ne nje shkolle ne Struge.  

Top Channel