Cervenkovski: Me Gruevskin, dallime serioze

19/03/2009 21:15

Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski, ne nje interviste ekskluzive per Top Channel ka shpjeguar dallimet qe ekzistojne mes tij dhe kryeministrit Gruevski per ceshtje te ndryshme.

Duke folur ne emisionin “Top Story”, Cervenkovski ka nenvizuar se mes shume dallimeve, me i rendesishmi eshte ai per integrimin ne NATO, te cilin kreu i shtetit e konsideron nje prioritet absolut.

“Eshte e vertete qe mes meje dhe Gruevskit ka dallime, edhe per ceshtjen e emrit me Greqine, per te cilen kemi qendrime te ndryshme. Por me i rendesishem eshte integrimi ne NATO, qe eshte objektivi kryesor. Kjo do te thote qe gjithe politika duhet t’iu kushtoje vemendje ketyre objektivave. Gruevski e ka cilesuar kete nje gje jo te domosdoshme. Ai ka koncepte te tjera”, ka pohuar Cervenkovski.

Presidenti maqedonas ka nenvizuar se dallimet mes tij dhe kryeministrit jane teper “serioze” pasi kane te bejne me te ardhmen e vendit, qe sipas tij duhet te jete ne NATO dhe BE.

“Qendrimi im eshte se koncepte te tilla nuk duhet te ekzistojne pasi anetaresimi ne NATO eshte nje ceshtje paresore. Zgjidhja e kontestit me Greqine eshte se ne duhet te jemi iniciatore per me shume bisedime ne menyre qe kjo ceshtje te kalohet. Keto jane qendrimet qe na dallojne me kryeministrin, pra jane dallime serioze”, ka nenvizuar Cervenkovski.

Ai ka theksuar se e ardhmja ne NATO dhe BE vlen per te gjithe qytetaret maqedonas, perfshire komunitetin shqiptar, duke perjashtuar plotesisht opsionin e ndarjes se vendit.

“Ne lidhje me kete prespektive nuk ka ndryshime mes qytetareve maqedonas dhe atyre shqiptare. Perqindja e larte e qytetareve shqiptare mendojne se duhet zgjidhur sa me shpejt problemi me Greqine, ndersa shumica e maqedonasve mendojne se nuk duhet ta veme ne rrezik identitetin kombetar. Keto dallime cojne ne ndarjen e shtetit, por une jam kunder kesaj ndarjeje. Gjera te tilla mund te sjellin probleme te medha”, ka theksuar Cervenkovski.

Megjithate, vete kreu i shtetit eshte shprehur se zgjidhja e kontestit te emrit nuk duhet te vonoje, pasi hyrja e Maqedonise ne NATO eshte e ardhmja me e sigurte per vendin dhe rajonin.

“Izolimi i Maqedonise shoqerohet me pasoja ne tensionet nderetnike. Individe dhe ceshtje te caktuara do te hapnin ceshtjen e ndryshimit te kufijve. Per te shmangur nje gje te tille duhet te anetaresohemi ne NATO. Anetaresimi i Maqedonise ne Aleance u pengua per shkak te Greqise, e cila do te krijoje nje situate te tille edhe me integrimin ne BE. Faktori kohe eshte shume i rendesishem. Ne ose do te jemi ne NATO tani, ose pas pese vjetesh, ose kurre. Prandaj duhet te veprojme ne kohen e duhur”, ka shtuar Cervenkovski.

Top Channel