Cervenkovski: Me 22 mars, zgjedhje demokratike

19/03/2009 16:50

Presidenti maqedonas, Banko Cervenkovski ka rinovuar sot apelin e tij per zhvillimin me 22 mars te zgjedhjeve te lira e demokratike.

Kreu i shtetit ka vleresuar se zgjedhjet jane nje test serioz, nga i cili do te varet e ardhmja evropiane e Maqedonise.

“Me 22 mars Maqedonia duhet te tregoje se ka kapacitetet e duhura demokratike per te vazhduar procesin e integrimit ne NATO dhe BE. Hapi dhe kushti i pare per nje gje te tille eshte mbajtja e zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe demokratike”, ka deklaruar Cervenkovski.

Ai ka shtuar me tej se cdo qytetar ne territorin e Maqedonise duhet te votoje i lire, pa presione dhe kercenime.

Top Channel