Cervenkovski: Mbeshtetje integrimit te Shqiperise

19/03/2009 21:50

Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski ka dhene garancine e tij se Maqedonia mbeshtet plotesisht anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe BE.

Ne intervisten per emisionin “Top Story”, kreu i shtetit maqedonas ka nenvizuar se vendi i tij nuk do te jete kurre konkurent i Shqiperise.

“Integrimi i Shqiperise ne NATO eshte dicka pozitive, ne e kemi zili ate por dhe e mbeshtesim ne kete proces. Kam degjuar nga qeveria shqiptare se do te aplikoje per statusin e kandidatit, ne nuk jemi konkurente por aleate”, ka deklaruar Cervenkovski.

Presidenti ka theksuar se i gjithe Ballkani duhet integruar ne BE, pasi per ndryshe rrezikohet te perfshihet nga aktet e dhunes dhe probleme te tjera, te cilat sipas tij po i shkaktojne vendet e rajonit qe jane te anetaresuara ne BE.

“Vendet ballkanike anetare te BE po krijojne nderlikime te rrezikshme. Nuk dua te besoj tek kthimi i koherave te veshtira, por projekti i anetaresimit ne BE dhe NATO eshte menyra me e mire per stabilizimin e rajonit. Bllokimi i ketij procesi do te hape rreziqe me pasoja me te renda dhe do te sjelle stanjacione politike”, ka theksuar Gruevski.

Top Channel