Cervenkovski: Marredheniet me Kosoven, te rendesishme

19/03/2009 22:35

Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski i ka konsideruar si shume te rendesishme, marredheniet e vendit te tij me Kosoven. Megjithate ai theksoi ne “Top Story” se per Shkupin eshte e rendesishme edhe mbajtja e marredhenieve te mira me Beogradin.

“Marredheniet me Kosoven jane te rendesishme dhe duhet te avancojme me keto marredhenie, sikurse jane per ne te rendesishme marredheniet me Beogradin”, eshte shprehur Cervenkovski.

“Shkathtesia e nje qeverie eshte se si te ndertoje ura te reja bashkepunimi pa prishur urat e vjetra qe funksionojne”, theksoi ai.

Nderkohe qe per marredheniet me Shqiperine, kreu i shtetit propozoi per me shume bashkepunim ne aspektin tregtar dhe ekonomik.

“Marredheniet me Shqiperine i vleresojme jashtezakonisht te mira dhe kane avancuar shume ne kete periudhe… Mund te kishte nje bashkepunim me te mire sidomos ne aspektin tregtar dhe ekonomik dhe per kete duhet te punohet me shume ne te ardhmen”, pohoi Cervenkovski.

Duke folur per krizen e vendosjes se vizave mes Tiranes dhe Shkupit disa muaj me pare, Cervenkovski theksoi se eshte e rendesishme qe te kete nje levizje te lire mes dy vendeve.

“Nuk e di se kush ishin shkaqet e asaj krize, por gjithcka u zgjidh per mire. Duhet tu mundesojme njerezve qe te udhetojne lirisht dhe pa viza. Kjo eshte ne interes te Shqiperise dhe Maqedonise”, tha Cervenkovski.

Top Channel