Cervenkovski: Maqedonia respekton Nene Terezen

19/03/2009 22:20

Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski ka deklaruar ne emsionin “Top Story”, ne Top Channel, se ne Maqedoni nuk ka asnje tendence per te mosrespektuar figuren e Nene Terezes.

Ndertimin e nje kishe ne themelet e shtepise se saj, kreu i shtetit i ka konsideruar “si nje kenaqje te disa ambicieve politike” te bera nga ana e qeverise se drejtuar nga Gruevski.

“Nuk eshte e sakte nese thuhet se ne Maqedoni nuk respektohet emri i Nene Terezes dhe nuk duhet te gjendet ndonje motiv ne ndertimin e kishes ne themelet e shtepise se saj”, eshte shprehur Cervenkovski.

“Qeveria aktuale kerkon te kenaqe disa ambicie politike pa marre parasysh gjerat e tjera. Eshte nje problem i pergjithshem dhe rrenjet nuk duhen kerkuar tek ceshtja e ndertimit ne themelet e shtepise se Nene Terezes”, theksoi ai.

Top Channel