Ban Ki Moon: Kosovaret nuk e duan me UNMIK-un

19/03/2009 16:00

Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon ne raportin e tij te fundit per Kosoven shprehet se autoritetet lokale e konsiderojne UNMIK-un si nje pengese per funksionimin e shtetit.

Sipas Ki Moon, per kreret kosovare te shtetit nuk ka vlere as rezoluta 1244, te cilen tashme e konsiderojne si nje dokument te pavlere dhe pa asnje detyrim.

“Autoritetet e Kosoves, te cilat jane nen presionin e madh te opozites, gjate muajve te fundit kane ritheksuar se rezoluta 1244 nuk eshte me e rendesishme dhe se institucionet vendore nuk kane asnje detyrim ligjor ndaj saj”, thuhet ne raportin e numrit 1 te OKB-se.

Me tej, ai u rikujton ambasadoreve te vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit se institucionet e Kosoves kane bere edhe hapa te tjere drejt forcimit te shtetit, duke mos perfillur kompetencat e shefit te UNMIK-ut, qe burojne nga rezoluta ne fjale.

Top Channel