Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, neser viziton Beogradin, si pjese e nje turneu ne vendet Ballkanike.

Ai do te takoje ministrat serbe te Drejtesise, Policise dhe te Financave, ku do diskutohet per bashkepunimin ne fusha te ndryshme, kunder krimit te organizuar dhe ceshtjet e krimeve te luftes.

Vizita zhvillohet disa dite perpara mbledhjes se Keshillit te Sigurimit te OKB-se, qe do te zhvillohet me 23 mars. Ne te do te diskutohet per planin 6 pikesh te OKB-se, i cili eshte kundershtuar nga autoritetet e Prishtines. Plani u ofron serbeve te Kosoves autonomi me te zgjeruar ne fushen e policise, drejtesise dhe te doganave.

Zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal, tha se nje raport i misionit per punen e tij ne tre muajt e pare i eshte derguar OKB-se, por ky mision nuk do te raportoje drejtperdrejt ne mbledhjen e radhes te KS te OKB-se.

Top Channel