Nje bande e perbere nga tre persona te cilet fusnin ilegalisht shtetas kosovare ne Gjermani, kane dale sot perpara drejtesise ne nje gjykate gjermane.

Ata akuzohen nga prokuroret se pajisnin shtetasit kosovare me dokumente te falsifikuara dhe me pas i fusnin ne Gjermani permes rrugeve tokesore ose ajrore nga Greqia dhe Turqia.

Mediat gjermane bejne te ditur se grupi kriminal trafikonte edhe persona nga Irani e Afganistani.

Top Channel