Altin Lala paguan trajner personal

18/03/2009 09:40

Altin Lala ka bërë gjithçka për t’u rikuperuar pas operacionit për hernie fiskale në shpinë.

Te Hanoveri punojnë 4 trajnerë, 3 fizio-terapistë dhe një diagnostikues. Por njeriun që e riktheu në formë Lala e ka kërkuar vetë dhe e ka paguar vetë.

Tashmë, pas 5 muajsh ai feston rikthimin ndaj Dortmundit (4:4). Pas tre ndeshjesh në ligën amatore, xhuxhi shqiptar është rikthyer në skenën e madhe të Bundesligës, falë Niko Muzzopappa. “Atë që bën Niko, nuk e bën askush, rrëfen Altini. Ai njeri bën magji me duar”.

“Magjistari” Niko është italian, terapist me profesion. Ai vetë thotë: “Unë rikthej gjithçka në vendin e vet”. Pas operacionit në shpinë, ai ka punuar me Lalën në shtëpinë e shqiptarit, ose në verandë: në tre muajt e kaluar, deri në 4 herë në javë nga një orë. “Ai ka stabilizuar thuajse çdo pjesë të trupit tim. Tani ndihem më mirë se kurrë më parë”, thotë Altini.

Terapinë e ka paguar vetë Lala, afërsisht 3000 euro. A do i rikthehen paratë atij nga Hanoveri? “Ah, çfarë! Unë jam i lumtur dhe i kënaqur që jam rikthyer në formë”. Gjermania “Bild” komenton: “Është mirë që Hanoveri ka të tillë profesionist. Gjynah që nuk janë të gjithë kështu”.

Top Channel